GJKKO i caktoi “arrest në shtëpi”, Ajola Xoxa rikthehet në Shqipëri për të zbatuar vendimin

0
2

Ajola Xoxa është duke u rikthyer në Shqipëri për të zbatuar vendimin e GJKKO të caktuar ndaj saj, pasi ndodhej në Itali.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme ndaj Xoxës është firmosur masa e sigurisë ‘arrest në shtëpi’.

“Pas kryerjes së veprimeve hetimore, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme më datë 24.01.2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr. 7 Akti/datë 09.02.2025 ka vendosur:

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për shtetasen nën hetim AJOLA XOXA., si e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 260 e 25, 287/2 dhe 257/a/2 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin zyrtar të SPAK lidhur me rastin.