Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu është liruar nga qelia.
Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi” për gjyqtaren Fetahu e cila akuzohet nga SPAK se është pjesë e grupeve kriminale.
Vendimi u dha paraditen e së premtes (19 shtator) nga gjyqtari Erjon Çela.
Kujtojmë që një ditë më parë Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e ish-gjyqtares Fetahu e cila kërkoi lehtësimin e masës së sigurisë.
Kush është Pajtime Fetahu?
Sipas SPAK, Pajtime Fetahu ka qenë e lidhur me organizatat kriminale të Hajdar Çopjas si edhe të Suel Çelës.
Ish-gjyqtarja Fetahu dyshohet se ka pasur lidhje me historitë kriminale të vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja.
Sipas njoftimit të SPAK, Fetahu u ka dhënë vëllezërve informacione sekrete. Ish-gjyqtarja sipas SPAK dyshohet se mori 11 mijë euro, një monedhë floriri dhe priste edhe një aparat celular nga anëtarë të grupit kriminal “Çopja”.
Ajo akuzohet për korrupsion, ndërsa dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 16 nëntor 2022, vetëm pak ditë para kur duhej t’i nënshtrohej procesit të Vettingut.
Vendimi i Apelit konfirmon atë të mëhershëm të Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila e ka lënë në burg ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu, e cila kishte kërkuar një ndryshim të masës.
Ish-gjyqtarja Fetahu, akuzohet nga SPAK se i shërbente krimit. Ajo akuzohet se ndikonte edhe te kolegët për masa më lehtësuesve ndaj grupit të tij, mes të cilëve SPAK ka gjetur edhe komunikime në SKY Ecc.
Kjo është masa e dytë për Fetahun, pasi ndodhet në arrest shtëpie për përfshirje në dosjen e grupit të Çopajve.
Sipas SPAK, llogari në aplikacionin e koduar kishte edhe Artan Hoxha, abonim të cilin ia paguante vetë Suel Çela.
Aty, i jepte informacione në dëm të rivalëve dhe në favor të bandës së tij me kushtin që gazetari t’i deklaronte në emisionet televizive ku ishte i ftuar.