GJKKO nuk ua kthen telefonat dhe gjërat e sekuestruara Ajola Xoxës dhe Arbër Veliajt

0
2

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Ajola Xoxës dhe Arbër Veliajt për kthimin e sendeve personale të sekuestuara.

Arbër Veliaj dhe Ajola Xoxa, vëllai dhe gruaja e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj kërkuan në GJKKO kthimin e sendeve të sekuestruara me datën 5 dhejtor.

Kujtojmë se ndaj kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe familjarëve të tij ka nisur një hetim pasuror nga ana e SPAK.

Pak ditë më parë, agjentë të BKH ushtruan kontroll në shtëpinë e Veliajt ku sekuestruan edhe telefonin e gruas së kryebashkiakut, Ajola Xoxa.

Agjentët e BKH-së pritën rreth një orë pasi Ajola Xoxa, gruaja e kryebashkiakut Veliaj refuzoi ti hapte derën.

Kontrolle u zhvilluan edhe në biznesin ”Harabeli” të Ajola Xoxës ku sipas denoncimeve të kryetarit të PD-së, Sali Berisha janë gjetur mbi 200 mijë euro cash.

Agjentët e BKH kanë ushtruar kontroll edhe në shtëpinë e vëllait të Veliajt.