Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur të papranueshme kërkesën e Fran Marashi për shfuqizimin e urdhrit të Ministrit të Drejtësisë që e vendoste në regjim të posaçëm në burgun e sigurisë së lartë.
Sipas vendimit nr. 119, datë 20.02.2026, gjykata vlerësoi se çështja kishte mbetur pa objekt. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 15 ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit.



