Autoritetet greke kanë vënë në shënjestër shoferët e furgonëve luksozë të marrë me qira nga turistë të huaj dhe klientë VIP.
Sipas Newsauto.gr qindra gjoba nga 6 mijë euro janë vënë ndaj drejtuesve të furgonëve luksozë, me shoferët që po luftojmë me mish e më dhëmb për t’i shpëtuar gjobave marramendëse.
Në veçanti, policia e ELAS-it ka nisur një luftë të pamëshirshme për të kontrolluar dhe vendosur gjoba për furgonët me qira me në aeroport, Plakë dhe Akropol , si dhe në portin e Pireut për të evidentuar nëse drejtuesit e mjeteve kanë regjistruar në mënyrë elektronike të gjitha dokumentacionet e nevojshme sipas legjislacionit grek.
Shoferët e furgonëv nga ana e tyre po përpiqen në çdo mënyrë t’i dëshmojnë Autoriteteve se kanë vendosur gjoba të larta me pa të drejtë, por pa sukses.
/abcnews.al/