Gjobë 15 mijë € në emër të kryebashkiakut/ Goditet skema e mashtrimit. Dy në pranga, një në kërkim

0
124

Një tjetër rasti mashtrimi duke shfrytëzuar emra të personave të pushtetshëm është zbuluar nga policia e Tiranës. Në pranga kanë përfunduar Shkëlqim Domi 35 vjeç dhe Saimir Sallaku 37 vjeç, të dy banues në Shijak.

Për këtë ngjarje është shpallur në kërkim Shefik Kurti 63 vjeç, i cili rezulton banues në Itali.

Sipas policisë nga veprimet hetimore dyshohet se Shkëlqim Domi dhe Saimir Sallaku në bashkëpunim me shtetasin Shefik Kurti më datë 14 korrik 2024, kanë përfituar 15 000 euro, nga administratori i një operatori ekonomik, duke komunikuar me të në aplikacionin “Signal”, në emër të përfaqësuesve të institucioneve vendore.

Duke parë mundësinë e marrjes së shuma të tjera të parave këto persona kanë tentuar të komunikojnë sërish me biznesmenin duke i kërkuar edhe një tjetër shumë parash.

Ky ka qenë momenti kur biznesmeni ka ngritur dyshimet se para kësaj skeme fshihen mashtruesit.

Sipas policisë dyshohet se 2 të arrestuarit dhe personi tjetër në kërkim janë të njëjtën ata që kanë tentuat ti marrin dhe një shumë prej 20 mijë një personi po duke përdor këtë skeme.

Zhvatja e biznesmenëve nëpërmjet kësaj skeme mashtrimi dyshohet të jetë ideuar nga Florian Gjergji i cili është në kërkim nga policia.

Ndaj këtij shtetasi janë ngritur në ngarkim disa akuza ku prokuroria ka zbuluar se duke u prezantuar në emër të disa kryetarëve të bashkive kanë përfituar shumë të konsiderueshme parash.