Pronari i një lokali në Fushë Krujë është proceduar për mosbindje ndaj urdhrit të policisë, pasi ishte ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë 3 herë dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore.
Por, gjatë kontrollit nga policia u konstatua përsëri duke ushtruar aktivitet në lokalin që kishte në pronësi.
Ndërkohë, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, evidentuan në Fushë Krujë, subjektin në pronësi të shtetasit L.C, i cili u konstatua duke ushtruar aktivitet në mënyrë me Aktin Normativ.
Edhe për këtë subjekt, është vendosur për të 3-tën herë, masë administrative 1.000.000 lekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme.