Gjykata bëhet pishman, arreston trafikantin shqiptar të heroinës dhe kokainës pasi e liroi në shkurt

0
280

Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Mediat italiane bëjnë me dije se Taulant Sallaku, 38 vjeç ishte dënuar në shkallë të parë, në shkurt të vitit 2020, me 8 vjet dhe 8 muaj burg për pjesëmarrëje në organizantë kriminale, që synonin trafikimin e lëndëve narkotike.

Ndërhyrja e policisë kishte bërë të mundur prishjen e një partneriteti kriminal, të përbërë nga shtetas italianë dhe shqiptarë, të cilët trafikonin kokainë dhe heroinë.

Por thuhet se pas dënimit të shkallës së parë Sallaku ishte liruar.

Ndërkohë, Gjykata e Brescia, pasi kishte vlerësuar personalitetin e personit të dënuar dhe duke marrë parasysh rrezikun e lartë të përsëritjes së sjelljes së paligjshme, nxori një urdhër të ri për paraburgimin në burg, të kryer nga karabinierët e Artogne

ora news