Gjykata e Elbasanit dënoi vrasësin në arrati me 11 vite, shpërthen indinjata tek njerzit!

0
2

Vendimi i Gjykatës së Elbasanit për të dënuar Erjon Llapushin me vetëm 11 vite e 4 muaj burg për vrasjen e kamerierit Gazmend Kurmaku ka shkaktuar zemërim dhe indinjatë në publik. Vrasja brutale, e ndodhur më 2 tetor 2021 në restorantin e Gjergj Lucës, ishte rezultat i një konflikti banal për një tavolinë të rezervuar, ku Llapushi e kërcënoi dhe e vrau me thikë 57-vjeçarin Kurmaku.

Edhe pse Prokuroria kishte kërkuar 20 vite burg, gjyqtarja Yrfet Shkreli vendosi një dënim përfundimtar prej vetëm 11 vite e 4 muaj, pas uljes së 1/3 së dënimit bazuar në nenin 406 të Kodit të Procedurës Penale. Ky vendim ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi efektivitetin dhe drejtësinë e sistemit gjyqësor shqiptar, duke u parë si një favorizim i hapur ndaj një personi të skeduar për aktivitete kriminale dhe me rrezikshmëri të lartë.

Indinjata publike është shtuar edhe më shumë nga fakti që Llapushi vazhdon të jetë në arrati dhe nuk është kapur ende nga autoritetet, pavarësisht operacioneve të shumta policore për gjetjen e tij.

Ky vendim ka ngritur shqetësime serioze mbi mesazhin që jepet për krime të tilla të rënda dhe përpjekjen e sistemit gjyqësor për të garantuar drejtësi. Si mundet një person që ka vrarë me dashje në rrethana kaq të qarta të marrë një dënim kaq të ulët? Për më tepër, a duhet të ketë një kufizim në përdorimin e uljes së dënimit për raste kaq të rënda?

 

Publikuar nga JOQ