Gjykata e Elbasanit jep masën për 3 mjekët që ‘ndihmuan’ Dumanin

0
165

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka liruar tre mjekët e Fierit të cilët mjekuan në banesë të shumëkërkuarin Nuredin Dumani. Edhe pse në pretencën e saj prokuroria e përfaqësuar nga Gentian Abazaj kërkoi arrest me burg për të paktën dy nga mjekët gjykata vendosi “arrest shtëpie” për Julian Malaj dhe Bledi Bërdalla, ndërsa për infermierin Ermal Gjeci detyrim paraqitje.

Mbi bluzat e bardha rëndonte akuza “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Sikundër dhe theksuan në polici në dëshminë e tyre mjekët edhe sot pohuan se ata janë marrë në banesë nga një i njohur i Dumanit. Sipas tyre ata nuk kishin dijeni se kë do të mjekonin dhe se kur janë gjendur para 35 vjeçarit nuk mund të refuzonin mos mjekimin, pasi kanë bërë betimin e Hipokratit.

Në vijim bluzat e bardha kanë pohuar se ndihmën mjekësore nuk do tia refuzonin as një qënie njerëzore , përfshirë edhe Nuredin Dumanit. Por dëshmia e dhënë para togave blu sot duket se ka bindur gjykatën ti lërojë të tre.

Kujtojmë se tre mjekët e Fierit ishin mes 6 të arrestuarve të operacionit “arratia” të martën e kësaj jave. Ndërkohë një ditë më parë gjykata dha masën e sigurisë detyrim paraqitje për të dashurën e Dumanit 20 vjecaren nga Kosova dhe arrest me burg për bashkëpunëtorin e të shumëkërkuarit Henrik Hoxhaj.