Gjykata e Elbasanit lë në burg 18 të arrestuarit për drogë.Një arrest shtëpie

0
391

Gjykata e Elbasanit ka dhënë këtë të mërkurë masat e sigurisë për të arrestuarit në kuadër të operacionit anti drogë “Tempulli 2” që u shtri në të gjithë vendin. Për 18 persona është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg” ndërsa një tjetër, është lënë në “arrest shtëpie”.

Kujtojmë që në mesin e të arrestuarve në Elbasan në kuadër të këtij operacioni është edhe Franko Hakilja, i cili rezulton anëtar i këshillit bashkiak në Elbasan, pasi vjen nga radhët e LSI pjesë e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’. Hakilja bashkë me disa të rinj të tjerë shisnin drogë pranë shkollave.

273 persona në total u arrestuan gjatë operacionit “Tempulli 2”, të shtrirë në të gjithë Shqipërinë për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Kreu i Policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku tha se nga ky operacion janë goditur 7 grupe kriminale./