Gjykata e Elbasanit lë në burg 3 të ndaluarit për konfliktin në lagjen “Emin Matraxhiu “

0
249

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Elvis Koçi Çaushllari,Feliks Filaj dhe Ersi Çekani.

Pasi shqyrtoi provat e paraqitura nga prokuroria e Elbasanit gjykatësi Tomorr Kullolli mori këtë vendim.

Tre të ndaluarit u përfshinë në një aksident ne armë zjarri në lagjen Emin Matraxhiu ku si pasojë mbeti i plagosur lehtë Elvis Koçi Çaushllari.Ata akuzohen për “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzim krimi”.

/elbasaniflash.al