Gjykata e Elbasanit në krizë, 3 mijë çështje për 6 gjyqtarë, cenohet cilësia e vendimeve

0
307

Mbi 3 mijë çështje që duhet të shqyrtohen dhe gjykohen nga vetëm 6 gjyqtarë. Kjo është situata në Gjykatën e shkallës së parë të Elbasanit, e cila nga 17 gjyqtarë që duhej të kishte, aktualisht ka në punë vetëm 6 gjyqtarë.

Vetingu por edhe dorëheqjet janë shkaktarët kryesorë të kësaj situate, e cila ka dhënë efektet e saj negative jo vetëm në zgjatjen e afateve për shqyrtimin e çështjeve përtej parashikimeve ligjore por kanë ngritur pikëpyetje edhe mbi cilësinë e vendimeve dhe argumentimeve përfundimtare si në çështjet penale ashtu edhe ato civile apo administrative

Për kryetarin e dhomës së avokatëve të Elbasanit, situata është vërtetë shqetësuese.

“Me thënë të drejtën, të gjithë avokatët e Elbasanit kanë dosje të mbartura, duke punuar në kushte strapacuese. Cilësia e vendimmarrjes do të ndikojë edhe në arsyetimin e tyre, nuk kemi kohen e mjaftueshme”, thotë për A2 CNN Demir Çiftja, kryetar i DHA, Elbasan.

Madje avokati shprehet se kjo vonesë në shqyrtimin e çështjeve ka lënë pa ndarë edhe çiftet, të cilët duket se janë mërzitur nga pritjet.

“Kanë hapur një proces për zgjidhje martese, ka kaluar me shumë se një vit dhe pas asaj koha kur erdhi data e gjyqit kanë thënë: lere se nuk do të ndahemi më”, thotë ai.

 Burime nga brenda gjykatës së Elbasanit, në kushte anonimati janë shprehur se aktualisht secili nga gjashtë gjyqtarët që kanë mbetur detyrohet të zhvillojë nga 15-20 seanca në ditë