Gjykata e Elbasanit ka zbardhur vendimin e dosjes “Metalurgjiku” për të cilën u arrestuan 16 persona.
Në komunikatën zyrtare gjykata e Elbasanit bën me dije se gjyqtari i çështjes Denis Frroku ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Elbasanit për vlerësimin të ligjshëm të arrestit të 16 personave (9 shtetas të huaj) për dosjen Metalurgjiku dhe ka pranuar masën e detyrim paraqitje për të gjithë.
Burime nga Prokuroria e Elbasanit konfirmojnë se ky vendim i gjyqtarit do të apelohet.







