Pak më parë Gjykata e Fierit ka vendosur lirimin nga qelia të ish-deputetit Ervin Salianji.
Në fjalët e tij të para pas lirimit, për gazetarin Osman Stafa, Salianji ka paralajmëruar një konferencë për shtyp që do të mbahet në orën 17:00 në selinë e demokratëve.
Do të jem në konferencë në orën 17:00 në selinë e PD”, tha ai.
Salianji fillimisht do të dërgohet në burgun e Fierit, ku do të zbardhet vendimi dhe më tej do të vijohet me procedurat e lirimit të tij.
(BalkanWeb)