Gjykata e Lartë bën bilancin për vitin 2021, ndërsa janë në pritje për tu gjykuar edhe mbi 35 mijë çështje.
Zvkryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi tregoi se gjyqtarët po punojnë me një mbingarkesë.
Për vitin 2021 janë marrë 3600 vendime. Çdo gjyqtar ka marrë vendime për 500 çështje
“Nëse Gjykata e Lartë nuk plotësohet me 19 gjyqtarë siç është numri deri tani i miratuar nuk mund të bëjmë të pamundurën. Ne po përpiqemi të bëjmë të pamundurën.
Numri prej 500 çështjesh për çdo gjyqtar në vit është e paimagjinueshme. Nuk mund të jepen 500 vendime në vit, e megjithatë kjo gjykatë ka arritur që të shkojë në 500 vendime për çdo gjyqtar, kur e dini mjaft mirë se dosja duhet të diskutohet, shqyrtohet , shkruhet vendimi. I bie një vendim më pak se një ditë. E rëndësishme është që Gjykata e Lartë ka përgatitur një strategji të lartë dhe me rritjen e numrit të gjyqtarëve nuk do jetë kjo gjëndje që është sot.”