Gjykata e Lartë rrëzon Suel Çelën

0
621

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e bërë nga Suel Çela.

Gjykata ka vendosur: Mospranimin e rekursit të paraqitur nga personi nën hetim Marjus Sula alias Suel Çela, kundër vendimit nr. 64, datë 26.04.2023, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Ai kishte ankimuar masën e sigurisë arrest në burg të dhënë nga gjykata e posaçme pas dekalrimeve të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt.

Çela është i dyshuar për porositjen e dy ngjarjeve të rënda kriminale në qytetin e Elbasanit. Çela është në arrati dhe ka bërë rekursin nëpërmjet avokatëve të tij.

Kush është Suel Çela?

Suel Çela është akuzuar si njëri nga protagonistët e 18 shtatorit 2017 në qytetin e Elbasanit.

I akuzuar si fillim për vrasje të oficerëve të policisë të ngelur në tentativë, Suel Çela u konsiderua i pafajshëm edhe për veprën e kundërshtimit të forcave. Gjykata tha gjatë vendimit se prokuroria e krimeve të rënda nuk arriti të vërtetojë me prova përfshirjen e Suel Çelës në ngjarjen e tregut agroushqimor.

Prova e gjetur në automjetin “Audi” që shfaqet edhe në kamerat e sigurisë nuk tregon nëse në momentin e ngjarjes ka qenë apo jo i pranishëm Çela.

Bashkë me Endri Çopjen, ai gjithashtu akuzohet për tentativë rrëmbimi të një personi dhe plagosjen e tij, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2013.

fax web