Gjykata e Posaçme jep ‘arrest me burg” për Gani Shehun, ish drejtorin juridik të burgut të Peqinit. Shehu ka pranuar në gjykatë se ka qenë ai personi që e ka përpiluar shkresën për Viktor Ymerin bazuar në komunikimet që ka pasur me shefat e burgjeve në lidhje me vendet ku ka kryer dënimin.
Sipas Shehut shkresa është firmosur edhe nga drejtori nëse do të ishin gabim vendndodhjet e Ymerajt përgjatë viteve mund ta kishte kthyer dhe atij i takon verifikimi.
Prokuroria pretendon se Shahu, në përgjigjen që mban datën 14 janar 2021, të kthyer avokates së Viktor Imerit, ka evidentuar se gjatë periudhës së vuajtjes së dënimit me 25 vite burgim, Viktor Imeri, nuk ka qenë i rehabilituar në burgun e Peqinit.
Avokatët mbrojtës të Imerit, kanë pretenduar se klienti i tyre i arrestuar nga SPAK për vrasjen e Vajdin Lamaj, ka qenë në burgun e Drenovës, kur ka ndodhur krimi dhe jo në burgun e Peqinit.
Gjithashtu avokatët nëpërmjet dokumentit të lëshuar nga ish-zyrtari i burgut, kanë pretenduar se bashkëpunëtori i prokurorisë në këtë çështje, Luftar Reçi, ka gënjyer në dëshminë e tij, pasi Reçi jo vetëm që nuk është takuar me Viktorin, por edhe nuk kanë bërë biseda të tilla, se kush e kishte ekzekutuar Vajdin Lamaj dhe shoferin e tij Artan Arsi.
Sipas avokatëve, Reçi gënjen kur thotë se kanë qenë së bashku me Viktorin, në burgun e Peqinit. Ndërsa sipas tyre në kohën kur i referohet në dëshminë e tij Reçi, Viktor Imeri, ka qenë duke vuajtur dënimin në burgun e Drenovës në Korçë. Një gjë e tillë, thonë avokatët është dhënë dhe me përgjigjen zyrtare që burgu i Peqinit, i ka kthyer atyre në datën 14 janar 2021. Duke paraqitur si provë këtë përgjigje të burgut, avokatët kanë kërkuar ndyshimin e masës së sigurisë nga arrest në burg në një masë më të butë për Imerin.
Por kërkesa e tyre nuk është pranuar nga Gjykata e Posaçme SPAK, e cila ka urdhëruar që Imeri të vijojë i mbyllur në burg. Por dokumenti i burgut, është konsideruar si i falsifikuar dhe për këtë SPAK, ka nisur një hetim.