Gjykata e Posaçme shtyn sërish procesin ndaj Emiljano Shullazit, Lul Berishës dhe 4 të tjerëve për dy vrasjet e bujshme, avokati: Prokurori ka kaluar kompetencat, çështja është gjykuar një herë!

0
124

Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish procesin ndaj Emiljano Shullazit, Lul Berishës, Plarënt Dervisha, Viktor Ymerit, Taulant Taullaut dhe Indrit Rusit, të akuzuar për dy vrasjet e bujshme të 2015 atë të Vajdin Lames dhe Klodian Salliut.

SPAK mbylli hetimet për këtë çështje dy muaj më parë. Ndërsa sot u mbajt seanca për kalimin apo jo për gjykim të kësaj dosjeje

Flet avokati i Lul Berishës:
“Është një mashtrues dhe ky individ ka ngritur këto pretendime dhe organet e drejtësisë kanë hetuar dhe këtij individi i kanë kthyer përgjiegje se nuk është i besueshëm për akuzat e ngritura. SPAK e cila nuk radhët në hierarki nga prokuroria e përgjithshme në mënyrë të njëanshme fillojnë këto letrat të hetuar një herë dhe cojnë cështjen për gjykim.

Prokuroria nuk ka asnjë provë por vetëm fjalë. Nëse ky proces do të bëhej në amerikë ,m prokurori i çështjes do të ishte pas hekurave për ushtrimin e ndjekjes penale pa prova. Këta individë lakohen si persona të botës së krimit, ne kemi pas proces në këtë prokurori në lidhje me bandën e Durrësit për shumë fakte është hequr cështja e grupit kriminal. Por këta të spakut kanë interesat e tyre, kjo nuk është ligjore për të shtuar grup të strukturuar pasi gjykata është shprehur me vendim. Si mund të jetë Lulzim Berishës grupi i strukturuar kriminal është paradoks ligjor. SHpresojmë tek drejtësia pro kjo është situata. Prokurori i Posacëm ka kaluar kompetencat”, tha avokati.