Gjykata e Tiranës njeh vendimin për Ilir Pajën, e dënon me 25 vite burg

0
122

Gjykata e Tiranës njeh vendimin për Ilir Pajën.

Njohje vendimi për vrasje në tentativë, rrëmbim personi, marrëdhenie seksuale me dhunë me të rritura, armëmbajtje pa leje…në bashkim të dënimeve në total 25 vjet e 4 muaj, duke zbritur 4 muaj e 26 dite paraburgim,  ai është dënuar përfundimisht me 24 vjet, 8 muaj 20 ditë burgim.

Kujtojmë se Paja pas 5 vitesh arrati, u arrestua në nëntor të vitit të kaluar, në zonën e Laprakës nga Njësia Speciale “Fast Albania”, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

I njohur ndryshe edhe me nofkën “Ufo”, 49-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si person shumë i kërkuar nga autoritetet Italiane. Ai  kap në një lokal të zonës së Laprakës, teksa mbahej nën vëzhgim të rreptë për gati 3 muaj.