Gjykata e Tiranës ka vendosur të pezullojë në të gjithë vendin zgjedhjet e 2 marsit për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit. Vendimi vjen menjëherë pasi u pezulluan zgjedhjet edhe për kreun e Shoqatës Rajonale të Futbollit në Tiranë.
Bllokimi i garës dhe mandateve në FSHF do të bëhet deri në shqyrtimin e manipulimeve. Kështu pezullohet Komiteti Ekzekutiv i FSHF për zgjedhjet e 2 Marsit dhe pezullohet Komisioni Verifikimeve ne FSHF për zgjedhjet e 2 Marsit