Një 40 vjeçare me inicialet S.K është hedhur nga ura në liqenin e Pogradecit.
Ajo u dërgua në spital dhe ndohet jashtë rrezikut për jetën,
Detaje të reja nga tentativa e 40 vjeçares në Pogradec : Burime nga policia bëjnë me dije se 40 vjeçarja është e divorcuar nga bashkëshorti i saj me të cilin ka 1 fëmijë. Ndërsa ish bashkëshorti ka edhe 2 fëmijë të tjerë nga martesa e parë e tij.
Të tre fëmijët, me vendim gjykate i janë lënë ish bashkëshortit për tu kujdesur. 40 vjeçarja punonte në bashki, në sektorin e pastrimit, ndërsa vendimi që fëmijët i kaluan ish burrit të saj, ka bërë që të tentojë të mbytet në liqen. Prej kohësh ajo shfaqte probleme të shëndetit mendor, dhe kjo ka qënë arsyeja që gjykata nuk i’a caktoi asaj kujdestarinë e fëmijëve. Fatmirësisht ajo u shpëtua nga forcat e policisë, ndërsa në pyetje po merret edhe ish bashkëshorti i saj.
Priten informacione të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 05.03.2023, rreth orës 17:45, në lagjen nr.3, nga ura buzë liqenit të Pogradecit, është hedhur në ujë shtetasja S. K., rreth 40 vjeçe, banuese në Pogradec, e cila falë ndërhyrjes së disa banorëve dhe shërbimeve të Policisë, u nxorr nga uji dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.