Gjykata Kushtetuese arsyeton se herësi i zgjedhjeve të 25 prillit ishte antikushtetues

0
163

Gjykata Kushtetuese sapo ka zbardhur vendimin e arsyetuar për listat e hapura

Me 6 vota pro dhe vetëm 1 gjyqtar në pakice, ata kanë rrezuar herësin si e vetmja mënyrë për të patur vlerë vota parapëlqyese në përcaktimin e kandidatëve fitues.

Kjo do të thotë se pasi kanë gjykuar se vota preferenciale gëzon të gjitha karakteristikat e votës parashikuar nga neni 45 i Kushtetutës, përfshirë dhe barazinë, pra pasi e kanë konsideruar atë si të drejtë themelore, kanë gjykuar se Kodi mund të kufizoje një të drejtë themelore.

Ama masa e herësit parashikuar nga neni 163 i Kodit Zgjedhor është një kufizim krejtësisht jo proporcional në këtë rast.

Ndaj dhe për këtë arsye kanë rrezuar si antikushtetues herësin e parashikuar nga pika 3 e nenit 163 të ligjit për zgjedhjet.

Ndërkohë, nuk kanë rekomanduar plotësimin nga Kuvendi të Kodit Zgjedhor, gjë që do të thotë se Gjykata Kushtetuese mendon se Kodi Zgjedhor qëndron dhe kështu siç është, pa u plotësuar nga ligjvënësi.

Në një pjesë të arsyetimit Gjykata shprehet se në disa zona herësi është 3 here më i lartë se mundësia e kandidateve për ta thyer atë, si e vetmja mënyrë për të pasur vlerë vota preferenciale.

Ky përben një rekomandim të nënkuptuar për Parlamentin se nëse vendos përsëri herës, minimalisht duhet ta zvogëlojë atë në 1/3 e tij, pra në rreth 3400 vota.

Gjë e cila po të realizohet nga partitë politike parlamentare, është praktikisht një listë 100% e hapur.

Ora news