Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 45-vjeçarin, Josif Kavaja. Burime për Elbasani Flash bëjnë me dije se seanca gjyqësore është zhvilluar dje pasdite nën masa të rrepta sigurie.
Në seancë, Josif Kavaja, ka deklaruar përpara gjykatësit Taulant Tafa se nuk ka probleme me shëndetin mendor, por gjithçka ka nisur si pasojë e provokimeve të bera nga një tjetër banor i zonës me të cilin ka pasur vazhdimisht probleme.
Pavarësisht pretendimeve të 45-vjeçarit, gjykatesi ka vendosur që ai ti nënshtrohet edhe një ekzaminimi psikik.
Prokurori i çështjes, Xhelian Saferi, ka ngritur të paktën edhe dy akuza të tjera ndaj Josif Kavajës atë të “Tentativë vrasjeje të efektivëve RENEA” dhe “Tentativë vrasje të efektivëve të policisë së shtetit “.