Gjykata liron vëllanë që vrau të motrën se çnderoi familjen

0
151

Një gjykatë në Pakistan liroi vëllanë e yllit të rrjeteve sociale, Qandeel Baloch të cilën e vrau tre vjet më parë sepse i çnderoi familjen”

Vrasja e Baloch në 2016 shkaktoi indinjatë kombëtare dhe nxiti një ndryshim në të ashtuquajturin vrasje për të mbrojtur nderin. Vendimi i djeshëm ende nuk është zbardhur por ka ngjallur dhe indinjatë.

Waseem Baloch u arrestua pak ditë pas vrasjes dhe pranoi se e kishte vrarë të motrën vetëm 25 vjeçe në shtëpinë e tyre në qyteytin Multan në Pakistan. Pavarësisht se pranoi krimin, ai nuk u deklarua fajtor në gjykatë dhe në 2019 u dënua me burg përjetë.

Në kohën që ndodhi vrasja, ligji në Pakistan lejonte që familja e viktimës të falte vrasësin.

Tre muaj pas vdekjes së Qandeel Baloch, ligjvënësit pakistanez iu përgjigjën protestës publike dhe miratuan legjislacionin kundër praktikës së diskutueshme — një vendim historik i mirëpritur nga aktivistët e të drejtave dhe avokatët.

Por vendimi i djeshëm që liroi vëllain vrasës ka ngjallur reagime të aktivistëve për mbrojtjen e të drejtave të grave në Pakistan.

“Ky burrë që pranoi se vrau të motrën është I lirë sot në të njëjtin qytet ku ajo nuk mund bënte jetën e lirë, Jemi pa fjalë” shkruan avokati dhe aktivistët të hënën në twitter,

Pas këtij vendimi, ne pyesim, “Kush e vrau? Askush mesaduket. Duke pranuar këtë përgjigje, ne jemi të gjithë bashkëpunëtorë në krimin e dështimit për të mbrojtur gratë”.