Gjykata pranoi ankimin e Alibeajt, Berisha: Akt që tejkalon çdo imagjinatë, asgjë nuk e ndal revolucionin

0
126

Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka reaguar sërish në lidhje me pranimin e ankimit të Enkeljed Alibeajt nga ana e Gjykatës, për Kuvendin e 11 dhjetorit.

Në një deklaratë për mediat Berisha tha se një gjykatëse vendosi të shkruaj ligjin e shtetit, akt që sipas Berishës tejkalon çdo imagjinatë.

Ndërkohë Berisha shtoi se pavarësisht përpjekjeve revulucionin nuk e ndal asgjë.

Sali Berisha: Ka një dëshmi, asgjë nuk mund të pengojë  PD, në rrugën e saj si forcë politike e vërtetët opozitare dhe ky zhvillim i sotëm dëshmon këtë

Ky është një revolucion. Keni parë këto kohë një rënie të valës, por nuk ka qenë rënie, por angazhim total i këtyre burrave dhe gare në procesin zgjedhor të PD, këta jane sot në këmbë. Një gjykatëse vendosi dje të shkruaj ligjin e shtetit, në një akt që tejkalon çdo imagjinatë, në një presion të tmerrshëm, ndaj të cilit një njeri që ka minimumin e karakterin nuk i lejon vetes akte të tilla. Është po kjo gjykatëse nuk ka pranuar ankesën tonë. Ajo shkroi ligjin në aktin më të shëmtuar të CV-së të saj. Ky revolucion nuk ndalet nga asgjë.