Gjykata shtyn me 3 muaj hetimet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit

0
292

jykata ka shtyrë dhe me 3 muaj hetimet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan 3 ditë para zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit të vitit të shkuar. Kërkesa është bërë nga prokuroria e rrethit Elbasan e cila ka marrë dhe për disa orë dëshminë e autorit të dyshuar të vrasjes, Arbër Paplekaj.

Nga ngjarja e rëndë e cila tronditi të gjithë Shqipërinë dhe njollosi procesin elektoral ka kaluar 1 vit, ndërsa prokuroria shprehet se ka nevojë për kohë shtesë për të përmbyllur hetimet.

Çfarë ndodhi në Elbasan në 21 prill të vitit të shkuar

Përplasja me armë nisi me ndalimin e një mjeti që dyshohet se shpërndante para në emër të PS-së duke çuar në një bilanc me 1 të vrarë dhe 4 të plagosur, mes tyre dhe një efektive e Shqiponjave.

Nga përplasja ka vdekur në vend Pjerin Xhuvani, është plagosur shtetasi Eltjon Bodinaku, dhe 2 shtetas të tjerë të identifikuar si Pavlo Vuksani dhe Emiljan Prenga ndërsa efektivja që ka mbetur e plagosur është e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Xhensila Sota.

Disa minuta pas përplasjes me armë në polici është vetëdorëzuar Arbër Papleka i
cili tashmë është arrestuar si autor i dyshuar i vrasjes së Pjerin Xhuvanit. Paplekaj gjatë dëshmisë së tij në polici ka mohuar të ketë kryer krim, por është vetëmbrojtuar pasi disa persona të cilët ishin ndaluar nga aktivistë të PD-së pasi dyshonin se po qarkullonin shuma parash në këmbim të votave kanë qëlluar në drejtim të tyre.”Ishte vetëmbrojtje, na qëlluan dhe ne qëlluam”, mësohet të jetë shprehur Paplekaj.

Më herët në drejtorinë e policisë së Elbasanit është shoqëruar për të dhënë dëshminë e tij dhe drejtuesi politik i PD-së për zgjedhjet për këtë qark, Gazmend Bardhi.

Sipas raportimeve Pjerin Xhuvani ishte personazh i njohur në Elbasan, dhe i denoncuar me zë dhe me figurë si autor i trazirave që ndodhën në ditën e verës në Elbasan, por dhe për vepra të tjera kriminale.

Por deri në orët e vona të pasdites Policia e Shtetit nuk ka sqaruar se si ndodhi përplasja me armë në mes të qytetit. Në Elbasan zbarkuan me urgjencë krerët më të lartë të Policisë së Shtetit, përfshirë drejtorin e përgjithshëm Ardi Veliu, dhe Tonin Vocajn, por asnjëri prej tyre nuk ka dhënë një komunikim për publikun.

Por ndërsa këtë instiutcion e ka mbuluar heshtja, Faxweb sipas burimeve raporton se e gjithë ngjarja me 1 të vdekur dhe 4 të plagosur ka ndodhur në prani të nëndrejtorit të Policise Elbasan Albert Nushi dhe shumë efektivëve të tjerë (lexo)

Burime të pakonfirmuara bëjnë me dije se në Polici u shoqëruan disa persona, të dy shtabeve elektorale të PD-së dhe PS-së.

Në një komunikim që pati për Fax News menjëherë pas ngjarjes, kreu i shtabit të PD-së në Elbasan, Gazment Bardhi tha se kjo ngjarje mund të ishte parandaluar në rast se do të kishte një reagim të shpejtë nga Policia e shtetit, lidhur me denoncimet që ata kanë bërë vazhdimisht për blerje votash.

Xhuvani ka mbajtur postin drejtorit në Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, i arrestuar në vitin 2015 për skandalin e rimburisimeve të ilaçeve.

Në vitin 2017 Xhuvani ka kaluar te PDIU-ja, ndërkohë që së fundmi i është bashkuar Partisë Socialiste.

Emri i tij së bashku me Klemend Xhaferrin kanë janë lakuar së fundmi në përplasjet e simpatizantëve të PD-së me atë të PS-së gjatë festimeve të ditës së verës.