Gjykata vendos “Arrest me burg” për Altin Çokun

0
106

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për 39-vjeçarin Altin Çoku, i cili akuzohet se nxiti vetëvrasjen e 27-vjeçares Sibela Abedini.

Ngjarja ndodhi pak ditë më parë në Kamëz.

Siç shihet nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala, Çoku shfaqet i heshtur pas kafazit prej xhami.

Teksa në shumicën e kohës mban kokën poshtë për t’iu shmangur objektivit të kamerave, Çoku vazhdimisht bën disa lëvizje që shfaqin nervozizëm. “Foton e nxori shtetasi Haxhia. Mesazhet janë në telefonin e vajzës, të së ndjerës. Shpreh keqardhje për familjen e të ndjerës”, tha ai për gazetarët.