Kryeprokurori i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho së bashku me një delegacion të SPAK, ka raportuar mbi 4 orë sot në Komisionin Evropian, në lidhje me kapitujt 23 dhe 24 që lidhen me Gjyqësorin dhe Të drejtat Themelore.
Burime nga Brukseli thonë ky ishte testi i parë i Brahos në Bruksel pas marrjes së detyrës.
Braho shoqërohej nga disa hetues dhe këshilltarë ligjorë të BKH-së, mes tyre edhe Sadleva Bodo, dhe shefi i kabinetit, Fabian Zhilla.
Ai u është përgjigjur pyetjeve të përfaqësuesve të Drejtoria e Përgjithshme për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore, struktura përgjegjëse në kuadër të Komisionit Europian për menaxhimin e marrëdhënieve me vendet kandidate.


