Gjyqi ndaj Arbër Paplekajt, në seancë thërriten 15 dëshmitarë! Paraqiten vetëm 2, njëri sjell raport, 3 të tjerët: Jemi jashtë Shqipërisë

0
99

Gjykata e Elbasanit zhvillon sot një tjetër seancë në ngarkim të Arbër Paplekajt, i akuzuar për vrasjen politike të Pjerin Xhuvanit 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Në seancë u thërritën 15 dëshmitarë, 2 prej të cilëve u paraqitën para gjykatës, njëri paraqiti raport mjekësor për mungesën e prezencës ndërsa 3 të tjerë ndodhen jashtë territorit shqiptar.