Gjyqi për incineratorët, avokatët kërkojnë mbylljen e dosjes së SPAK: S`gjykohemi dy herë

0
90

Pronarët e kompanive të incineratorëve kërkuan pushimin e dosjes së spak me argumentin se çështja është hetuar e gjykuar njëherë më parë. Ata paraqitën një vendim të gjyqtarit të Elbasanit Zihni Shahu që ka pushuar çështjen ndaj Stela Gugalljas, Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos. Gjykata e shtyu seancën paraprake për në më 18 janar pasi avokatët pretenduan se palët nuk ishin njoftuar conform procedurave.

Avokati i kompanisë “Albtek” dhe pronarit të saj Mirel Mërtiri ka përdorur këtë vendim të gjykatës së Elbasanit të vitit 2018 për të kërkuar nga SPAK pushimin e hetimit për incineratorin e elbasanit.

Ai shprehet se për këtë çështje është shprehur një herë drejtësia ndaj në këto kushte nuk mund të ketë një tjetër proces për të njëjtën çështje.

Në fakt sipas dokumentit ka qenë gjyqtari zihni shahu që ka pushuar çështjen e nisur ndaj Stela Gugalljas, Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos, në atë kohë nën mungesë. Ndërsa procedimi ka nisur nga një kallëzues L.C. i cilësuar si person anonim.

Ajo që unë dua të them janë dy momente. Në vitin 2018 Gjykata e Elbasanit ka hetuar dhe gjykuar mbi pafajsinë e Mirel Martinit.

Ky është një vendim tashmë i formës së prerë. Neni 7 i gjykimit të rekordit të procedurës penale ndalon gjykimin dy herë. Pra në momentin që ekziston një gjykim i vitit 2021 i formës së prerë,” tha ai.

Sipas avokatit Sajmir Visha, dosja është paraqitur nga spak prej forcave politike ndaj dhe nisja e hetimit është në kundërshtim me ligjin

“Procedimi penal ka filluar në bazën e kallëzimeve të forcave politike, mendoj se ky proces do të konsiderohet si proces politik.

Nuk mund të gjykosh dy herë të njëjtin fakt. Është gjykuar, janë nxjerrë të gjtha faturat me të cilat ëhstë bërë ky incinerator në Elbasan dhe ka rezultuar i pafajshëm. Në seancën e rradhës do të kërkojmë që çështja të pushohet, për të gjtihë të pandehurit,” tha ai.

Seanca e nisur në SPAK duket se nuk solli të reja, pasi avokati Ardian Leka u shpreh se palët nuk ishin njoftuar si duhet

Në sallë munguan ish-ministri Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako të akuzuar tashmë për korrupsion dhe shpërdorim detyre.