Gjyqi që fundosi Johnny Depp, jep dorëheqjen nga filmi “Fantastic Beasts”

0
209

Johnny Depp nuk do të interpretojë Gellert Grindelwald në filmin “Fantastic Beasts”, njoftoi aktori të premten. Ky vendim vjen pak ditë pasi aktori humbi betejën me gazetën britanike “The Sun” që e cilësoi atë si një “rrahës gruaje”.

“Dëshiroj t’ju bëj me dije se nga Warner Bros më është kërkuar të jap dorëheqjen nga roli im si Grindelëald në ‘Fantastic Beasts’ dhe unë e kam respektuar dhe pranuar atë kërkesë,” shkroi Depp.

 

Depp paditi News Group Newspapers, botuesin e “The Sun”, për botimin e një artikulli që e përshkroi atë si një “rrahës gruaje”. Artikulli detajoi raportin mes Depp dhe ish-bashkëshortes Amber Heard. Gjykata hodhi poshtë pretendimet e Depp për shpifje, me argumentin se artikulli ishte “thelbësisht i vërtetë”, ndërsa aktori është shprehur se do të apelojë vendimin.

“Gjykimi surreal i gjykatës në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të ndryshojë luftën time për të thënë të vërtetën dhe unë konfirmoj që kam në plan ta apeloj. Vendosmëria ime mbetet e fortë dhe unë kam si synim të provoj se akuzat kundër meje janë të rreme.”, tha Depp. /abcnews.al

https://www.instagram.com/p/CHQXHimJvAC/