Më datë 22.09.2025 Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, zhvilloi Mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve me rend dite Zgjedhja e Zv/Kryetarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.
Në përfundim të procedurës së votimit, Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve, zgjodhi Zv/ Kryetarin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan z.Elis Dine!
Në ditët në vijim do ju informojmë edhe për caktimin e gjyqtarit të medias në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithëm Elbasan.