Gjyqtari i Elbasanit në vetting/Komisioni i nxjerr me probleme pasuritë e paluajtshme, Kullolli kërkon rihetim

0
375

Dy shtëpi në Elbasan dhe një në Tiranë janë pasuritë e gjyqtarit të Elbasanit, Tomor Kullolli, për të cilat Komisioni i Vettingut nuk ka gjetur një burim të ligjshëm të ardhurash, për të paktën 37 milionë lekë të rinj.

Në vitin 2004, gjyqtari bleu një apartament 65 m katrorë në Elbasan me vlerë 1.9 mln lekë.

Dy vite më vonë ai bleu një tjetër banesë dykatëshe po në këtë qytet, teksa në vitin 2014, ai pasurohet më një shtëpi në Tiranë, vlera e së cilës deklarohet 59 mijë euro.

Për këto prona ai ka pretenduar se ka burime të ligjshme, siç janë qiraja, para të dhuruara nga babai, fitime nga të qënurit aksioner në dy shoqëri si dhe borxhe që janë shlyer me kalimin e viteve.

Gjithësesi, argumentet nuk u pranuan nga Komisioni. Edhe shpenzimet për shkollimin e dy fëmijëve të tij jashtë venddit në vitet 2015-2016 hasën problematika nga Komisioni.

Gjyqtari u shpreh se një prej djemve kishte përfituar bursa studimi për këto dy vite me vlerë 22640 euro.

Zotërimi i aksioneve në dy shoqëri u vlerësua në konflikt interesi me punën e tij si gjyqtar.

Por Kullolli tha se ka investuar në këto shoqëri në vitin 1995 dhe se nuk ka patur rol vendimmarrje.

Duke u shprehur kundra për të gjitha gjetjet e Komisionit, Kullolli në fund kërkoi riçelje të hetimit pasuror si dhe për dy kriteret e tjera në këtë proces.