Irena Gjoka gjyqtaria e gjykatës së posaçme ka dhënë dorëheqjen nga dosja Toyota Yaris. Ajo ka dorëzuar kërkesën e dorëheqjes dhe më pas është zgjedhur si gjyqtar Erjon Çela.
Gjoka ka qenë pjesë e trupës që ka shqyrtuar më herët çështjen e sekuestrimit të pasurive të Suel Çelës dhe që rezulton se kjo çështje është një nga akuzat që rëndon ndaj të pandehurve.
Po ashtu, në komunikimet në aplikacionin Sky ECC ata kanë diskutuar për mënyrën sesi do të ndikonin sistemin e drejtësisë për të çliruar nga sekuestro pasuritë e Çelës.
Për këtë shkak, gjyqtarja ka vlerësuar se është në konflikt interesi dhe se mund të jetë dhe dëshmitare në proces.