Gjyqtarja e Tik-Tokut në vetting, Enkeleda Kapedani kërkon të mos gjykohet për videot

0
302

Ish-nënkryetarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, u përball me seancën e parë të vettingut ku kërkoi përjashtimin nga ky proces të videove të saj në rrjetet sociale, të cilat bënë xhiron e internetit pak muaj më parë. Ajo tha se për pamjet në fjalë të regjistruara edhe në zyrë, e kishte marrë dënimin nga organi kompetent i KLGj me 6 muaj pezullim. Gjyqtares iu adresuan një seri pyetjesh për pasurinë dhe profesionalizmin.Ish zëvendëskryetarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, e cila u përball me seancën e parë të vettingut, kërkoi që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të mos i marrë në shqyrtim videot e publikuara në rrjetet sociale, për të cilat u pezullua nga detyra disa muaj më parë.Në përballjen e saj me KPK-në, gjyqtarja e Elbasanit u shpreh se organi kompetent për vlerësimin e videove të vlerësuara si jo etike, ishte Këshilli i Lartë Gjyqësor që e kishte gjykuar rastin dhe kishte vendosur masën e pezullimit nga detyra për gjashtë muaj.Trupa e KPK citoi raportet e drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ku evidentohej një informacion për dyshime në përfshirje të gjyqtares Kapedani në veprime të kundërligjshme.

Vettingu ndaj sa po zhvillohet në tri kriteret, ku veç pastërtisë së figurës, KPK kërkoi shpjegime për pasurinë, konkretisht për diferencën e madhe në çmimin e blerjes dhe shitjes së një kamioni nga bashkëjetuesi i gjyqtares.

KPK theksoi se ka evidentuar pamjaftueshmëri burimesh financiare të ligjshme për këtë rast dhe një automjet tjetër të përdorur përkohësisht nga gjyqtarja në dy periudha kohore.

Në kriterin e aftësive profesionale, Komisioni ka verifikuar dy nga shtatë denoncimet e mbërritura ndaj gjyqtares

Njëri prej tyre bënte fjalë për lirimin e Viktor Ymerit, të cilit Gjykata e Apelit Durrës në nëntor të vitit 2018 i hoqi dënimin e përjetshëm për vrasje të dyfishtë.

Gjyqtarja, Enkeleda Kapedani, tha para KPK se nuk e kishte hequr ajo burgimin e përjetshëm dhe sqaroi se vendimi i saj ishte dhënë në kohën kur shtetasit në fjalë i kishte mbetur të kryente edhe 1 muaj e 23 ditë burg.

Gjatë seancës, Kapedani hodhi poshtë edhe denoncimet për lidhje me disa avokatë, të cilët tha se nuk i ka trajtuar të gjithë në mënyrë të barabartë.

Gjyqtarja e Tik-Tokut në vetting, Enkeleda Kapedani kërkon të