Komisioni i pavarur i kualifikimit ka përfunduar kalimin në filtër të 783 përfaqësues të drejtësisë shqiptare. Sipas raportit që paraqet stratistikat deri në 31 korrik
358 prej tyre kanë qëndruar në detzrë. Më konkretisht 165 gjyqtarë, 163 prokurorë, 2 ish-inspektorë në KLD, 2 inspektor në KLGJ dhe 26 ndihmës/këshilltarë ligjorë kanë kaluar filtrin e pasurisë, profesionaliymit dhe besueshmërisë pa problem
Ndërsa 261 të tjerë për shkak të vettingut janë larguar nga strukturat e drejtësisë.
Për këta të fundit 145 gjyqtarë janë shkarkuar ashtu si dhe një 1 ish-gjyqtare në Gjykatën e lartë. Largimi është vulosur edhe për 110 prokurorë, 1 inspektor në KLGJ dhe 4 ndihmës ligjorë
Në 103 raste vetting është ndërprerë dhe në 8 të tjera është pushuar procesi.
Shkak në këto raste është dorëhqja nga detyra apo dhe dalja në pension.
Kpk thotë se janë 50 vendime për përfundimin e procesit pa një vendim përfundimtar dhe në 3 raste të tjera është marrë vendim për pezullimin nga detyra.
Afati për të kaluar në filtër rreth 800 funksionarë të drejtësisë është dhjetori i këtij viti, e pas kësaj dosjet do të kalojnë në struktura të tjera të drejtësisë.
Ndërsa përtej dhjetorit do të vijojë procesi në kpa.