Në darkat e shumta të shtruara me rastin e festave të fundvitit spikat njëra prej tyre, ku siç tregohet në foton, kreu i bashkisë Elbasan Gledian Llatja së bashku me ministrin e sapoemëruar të Bujqësisë Andis Salla, shihet i ulur krah ndërtuesit Togli Jolla, i cili aktualisht është duke i dhënë jetë projektit “Elbasan Arena” (kompleks pallatesh pranë stadiumit të Elbasanit), i cili në Elbasan njihet si pallati i kryetarit të bashkisë.
Kryetari i bashkisë Elbasan Llatja sipas informacioneve rezulton të ketë favorizuar taksën e ndikimit në infrastrukturë me një shifër rreth 80 milionë lek si dhe të ketë përshpejtuar pjesën e dokumentacionit të përcjellë ndaj AZHT, pasi në këtë zonë, në bazë të planit rregullues nuk lejoheshin ndërtime shumëkatëshe.
Formalisht kreu i bashkisë rezulton si përfitues i një sip. ndërtimi prej afro 70 m2 në këtë rezidencë. Vlen të theksohet se të shumta kanë qenë problematikat me ndikim real në infrastrukturën e zonës si përshembull dëmtimi i infrastrukturës ndarëse në rrugën midis kryqëzimit të shkollës Pedagogjike me unazën jugore të qytetit.
Problematika të tjera janë konstatuar; Përmbytje të vazhdueshme gjatë ditëve me shi. Evadimi i ujërave nëntokësorë natës në rrugë. Evadimi i dherave nga kamionët e tonazhit të rëndë duket dëmtuar infrastrukturën publike. Nivel i shtuar i zhurmave në zonë. Bllokim i trotuarit për kalimin e këmbësorëve duke i vështirësuar lëvizjen.
Edhe pse denoncimet nga qytetarët apo aktorët politikë kanë qenë të shumta, IMT Elbasan dhe Bashkia Elbasan kanë bërë gjithmonë një vesh shurdh dhe një sy qorr.
Të gjitha këto të fakte dhe rrethana të sipërpërmendura të shoqëruara nga fotoja e kryetarit të bashkisë më shumë se miqësore e cila është publikuar në formë miqësore ngjason më shumë si një mesazh ku pronari “de Juro pozon me pronarin “de facto.
Kujtojmë se jo më larg se dy ditë më parë ka dalë drafti i Departamentit të Shtetit të SHBA për hetimin e korrupsionit dhe lidhjen e zyrtarëve të lartë dhe të zgjedhur me përfituesit e lejeve dhe parave publike.
Gledian Llatja i jep babait të tij leje për pallate
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja ka miratuar një leje për ndërtimin e një kompleksi në Elbasan, një investim qindra mijëra euro. Rezidenca e quajtur ‘Arena’ po ndërtohet nga kompanitë Togli Konstruksion dhe Dika 2011, me pronarë Rexhep Jolla dhe Mario Dika.

Mes pronarëve përfitues rezulton edhe Iljaz Llatja, i cili është babai i kryebashkiakut të Elbasanit Gledian Llatja. Nuk dihet se sa është pjesa takuese në letër e z. Iljaz Llatja, por vendimarrja e të birit Gledian Llatja, është jo vetëm në konflikt interesi, por ka edhe natyrë korruptive.

Miratimi i një leje ndërtimi për babanë, praktikisht për veten e tij, duket një lëvizje e guximshme e Llatjas në kushtet kur SPAK po mbush qelitë me kryebashkiakë, ish ministra dhe drejtorë. Ka dyshime të forta se Llatja është pronari kryesor i kompleksit dhe se dy kompanitë dhe pronarët e tjerë janë kamuflim.



Aferat me tendera
Gledian Llatja ka ruajtur klientelën e paraardhësit sa i takon fituesve së tenderave. Janë një çetë biznesmenësh, disa nga të cilët anëtarë të organizatave kriminale, të cilët ndajnë mes njëri-tjetrit tenderat në Elbasan. Fillimisht, Gledian Llatja ia dha vulën dhe firmën ish nënkryetares së bashkisë Aulona Bylykbashi për të firmosur tenderat për njerëzit e krimit dhe korrupsionit.
Por, duket se zonja Bylykbashi u tremb nga SPAK dhe nuk pranoi më të firmoste, edhe pse për çdo firmë dyshohet se merrte pjesën e saj. Në këtë rrethana, Llatja ia ka dhënë vulën nënkryetarit tjetër Asim Sula, i cili firmos tenderat e dyshimtë për rrethin e përhershëm klientelist.

Me sa duket Llatja mendon se kjo manovër mund t’a shpëtojë atë nëse do t’i vijë dita e përballjes me drejtësinë dhe se në duart e SPAK-ut do të bien Bylykbashi dhe Sula. Gjithsesi, Asim Sula është hedhur menjëherë në veprim, duke firmosur një tender 650 mijë euro për Nuri Ballën, pjesë e rrethit klientelist, lidhje e një deputeti të fuqishëm. Fituesi është diktuar me pazar në tavolinë, nuk ka pasur konkurrencë dhe oferta fituese është gati sa fondi limit.


