Gledis Nano mbledh vartësit, priten ndryshime në nivel drejtuesish në qarqe apo komisariate

0
159

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka mbledhur për herë të parë në një takim, drejtues të bluve në Qarqe.

Mësohet se ai iu ka prezantuar objektivat dhe prioritetet e tij në drejtim të organizatës së Policisë së Shtetit si dhe ka marrë opinione nga vartësit. Takimi ka nisur rreth orës 09:00 të mëngjesit të kësaj të hëne, ndërsa burimet janë tepër të rezervuara për dhënien e informacioneve sa i përket zhvillimeve të saj.

Në nivel drejtues në Qarqe apo komisariate pritet të ketë edhe ndryshime por kjo në bazë të perfomancës, ku në shënjestër pritet të jenë qytetet më problematike sa i përket situatës së rendit dhe kontrollit të territorit. Këto ndryshime pritet të përfshijnë transferime apo shkarkime por asgjë nuk është e konfirmuar zyrtarisht.

Pasditen e kësaj të premteje, drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka ftuar në një takim jo formal në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme, gazetarët. Do të jetë një bashkëbisedim jo publik me qëllim forcimin e bashkëpunimit në vijim.