Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka pezulluar nga detyra komisar Lorenc Brahon, shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë.
Njëkohësisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore ndaj këtij punonjësi policie, për shkelje të rëndë.
Pezullimi nga detyra erdhi pas denoncimit të emisionit investigativ “Stop” , ku ai dyshohet për abuzim me detyrën.
Gjithçka lidhet me komunikimin e tij me një konkurente për police, ku ai i shkruante: “Kur do ma prezantosh ndonjë shoqe?”