Godina e Re e Poliklinikës së Specialiteteve në Elbasan/Rama: E pajisur me aparaturat bashkëkohore të fjalës së fundit

0
157

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu kanë vizituargodinën e re të Poliklinikës së Specialiteteve në Elbasan. Ai ka vënë në dukje se kjo godinë është e pajisur me aparaturat bashkëkohore të fjalës së fundit të cilat jo vetëm lehtësojnë punën dhe rrisin performancën profesionale të mjekëve.

Sipas Ramës, këto aparatura mbi të gjitha sigurojnë cilësi dhe shpejtësi për kujdesin shëndetësor të 430 mijë banorëve të Qarkut të Elbasanit, duke lehtësuar nga ana tjetër ngarkesën e spitalit për një sërë shërbimesh të specializuara.

Në Poliklinikë ofrojnë shërbim 55 mjekë specialistë dhe 23 infermierë të cilët mbulojnë shërbimin ambulator.

”Shumë faleminderit! Besoj që të paktën nga ana e kushteve u plotësuat. Shumë faleminderit dhe shumë respekte”, tha Rama në përfundim të vizitës.

Sakaq, kryeministri Rama vlerësoi punën transformuese në Poliklinikën e re, ndërsa theksoi se pas rritjes së pagave për mjekët do të vijojë rritja e pagave për infermierët./abcnews.al