Goditën me levë dhe e hodhën në kanal policin, arrest me burg për dy kushërinjtë në Kurbin

0
219

Gjykata e Kurbinit ju ka komunikuar masën e sigurisë “Arrest në Burg” kushërinjeve Fation dhe Elson Bushgjokaj, të vënë nën akuzë për grabitjen me dhunë të një ish-efektivi të policisë së burgjeve, ngjarje e ndodhur në qershor të vitit 2011 në Mamurras.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura mësohet se, referuar provave të paraqitura nga prokurori Bardhyl Shehi, gjyqtari Aurel Arapi e konsideroi të ligjshëm ndalimin e përsonave nën hetim dhe vendosi ndaj tyre masen e sigurisë “Arrest në Burg” për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

KUR DHE SI NDODHI GRABITJA?

Grabitja dhe plagosja e ish-efektivit të policisë së burgjeve shtetasit A.D, i cili në atë kohë punonte dhe si taksist ilegal, u zbardh pas 9 vitesh, pasi në makinen e grabitur e cila u gjet e grabitur në Kashar janë gjetur gjurmë gishtërinjsh të dy përsonave të vënë nën akuzë.

Ata mësohet se e kishin faturuar taksistin për ti dërguar në Mamurras, por kur janë afruar në një zonë të pabanuar e kanë dhunuar me sende të forta dhe i kanë marrë automjetin e më pas janë larguar.

SI U RIHAP DOSJA PAS 9 VITESH


Çështja në atë kohë u hetua fillimisht nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, por hetimet nuk sollën asnjë rezultat. Veprimet hetimore janë riaktivizuar sërish, ku tashmë pas 9 viteve nga ngjarja, është bërë e mundur identifikimi, lokalizimi dhe arrestimi i Elson dhe Fatjon Bushkola të dy nga Kamza.

Njëri nga personat e arrestuar ka pranuar autorësinë e krimit, duke treguar të gjithë dinamikën e ngjarjes.

Fation Bushgjoka

/a.r,OraNews