Goditet grupi kriminal i trafikimit të kokainës në Itali/ Lëshohen 61 urdhër arreste, ‘selia’ e organizatës ishte në Shqipëri

0
31

Policia italiane ka goditur një rrjet kriminal të trafikut të drogës që kryente aktivitet në Itali, Shqipëri, Zvicër dhe Poloni. Prokuroria ka lëshuar urdhër arreste për 61 persona, të cilët dyshohet se janë pjesë e këtij grupi kriminal që synonte trafikimin ndërkombëtar të kokainës si dhe pastrimin e parave.

Masat u kryen nga Njësia e Policisë Ekonomiko-Financiare të Breshias dhe vijnë në përfundim të hetimeve komplekse, përfshirë ato ndërkombëtare, të kryera nga viti 2020 deri në vitin 2024. Aktiviteti kriminal u zbulua nga bisedat e zbërthyera nga aplikacioni SKY ECC dhe përgjimeve telefonike.

Nga aktiviteti janë sekuestruar 60 milionë euro. Grupi kriminal kishte selinë në Shqipëri, me degë organike në të gjithë territorin kombëtar. Grupi e merrte drogën nga Amerika e Jugut në Evropë duke përdorur rrugët e transportit tregtar dhe më pas e çonte në Itali me kamionë, duke kaluar ngë Spanja ose Holanda.

 

Sasitë e mëdha të kokainës ruheshin në 5 baza logjistike me bazë në Brescia, Romano di Lombardia, Palazzolo sull’Oglio dhe në komuna të tjera në Italinë veriore dhe qendrore.

Paratë e përfituara i dorëzoheshin një shoqate italo-kineze, e cila ofronte një shërbim të fshehtë bankar për transferimin e kapitalit të paligjshëm jashtë vendit. Shuma e madhe e parave nga trafiku i drogës rridhnin nëpërmjet një shtetasi kinez që jetonte në zonën e Breshias, në një sistem kompleks pastrimi parash që synonte fitimin e parave nga faturat e rreme (të barabarta me 375 milionë euro) të lëshuara nga sipërmarrës.

Ky mekanizëm u jepte trafikantëve të drogës një avantazh të trefishtë në krahasim me sistemet më tradicionale të transferimit të parave të gatshme përmes transportit fizik ndërmjet kufijve, duke minimizuar rrezikun për t’u zbuluar gjatë kontrolleve doganore dhe policore në rrugë.

Krahas masave paraprake të ditës së sotme, gjatë veprimeve hetimore tashmë janë arrestuar në flagrancë 21 kriminelë të shoqatës dhe rreth 2 milionë euro e gjysmë cash, 5 pistoleta dhe municione përkatëse, 8 makina dhe 360 ​​kg kokainë, e cila nëse do të dilte në treg mund të kishte fituar rreth 30 milionë euro./abcnews.al