Teksa është mbyllur numërimi I votave për subjektet politike në Elbasan kanë dalë edhe të dhënat zyrtare ku rezulton se PSD Elbasan është subjekti politik që ka një numër rekord votash të pavlefshme jo pak por plot 3000 vota.
Në mënyrë të çuditshme të gjithë mbështetësit e PSD Elbasan kanë votuar për subjektin politik PSD dhe për kandidatin e partisë tjetër çka bën të dyshohet se votuesit janë detyruar që të djegin votën që kanë dashur tja jepnin subjektit PSD.
Madje burime shumë të besueshme aludojnë se një “dorë e ligë” ka inskenuar të gjithë këtë shfaqe për të dëmtuar kandidatët e PSD Elbasan madje shumë të tjerë afër kësaj dore të ligë thonë se për këtë qëllim janë angazhuar disa persona që mbajnë poste në Elbasan ( disa prej të cilëve nën hetim nga SPAK).
Sipas informacioneve të besueshme kjo “dorë e ligë” që goditi votat e PSD në Elbasan nuk kurseu as njërën prej kandidateve të maxhorancës që kërkonte votat nga simpatizantët në zonën e Shpatit.
Këta 3000 qytetarë që u “blenë” “shitën votën” apo u “kërcënuan” të nxirrnin të pavlefshme votat e PSD duhet të dijnë se dogjën edhe votat e kandidates së PS në zonën e Shpatit me apo pa dëshirën e tyre.
Të gjithë qytetarët e Qarkut të Elbasanit janë në dijeni të punës së palodhur që kandidati për deputet dhe i pari i listës se PSD Erion Murataj ka bërë gjatë dy viteve si antar i këshillit bashkiak.
Për herë të parë në 40 vite Erion Murataj u kërkua nga vetë banorët e fshatrave që të ngrinte zërin në këshillin bashkiak për ta pasi jetët po i ngrysin në mes të harresë.
E njëja situatë edhe në qytetin e Elbasanit ku qindra qytetarë panë si të vetmen shpresë për të zgjidhur hallin e tyre Kryetarin e PSD Elbasan Erion Murataj i cili punoi me forcë që problemet e tyre të zgjidheshin duke ia dal si në rastet e mëposhte.
E pavarësisht se patën mbështetjen e pakushtëzuar të Erion Muratajt mijra burra të këtij qarku zgjodhën që votën e tyre ta bënin të pavlefshme dhe pse ishin betuar mbi nderin si burrë se nuk do ta tradhëtonin besimin.
Thonë se burrin fjala e mban por kur një burrë shet nderin tek një tjetër e ankohet tek tjetri nuk vlen as si burrë.
PSD Elbasan duartroket zgjedhjet e qytetarëve më 11 maj dhe angazhohet se do të vijojë të jetë krah njerëzve të ndershëm.