Goditet rëndë opozita, kryebashkiaku i Stambollit dhe rivali i Erdoganit dënohet me burg dhe përjashtohet nga politika

0
103

Kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu u dënua me burg dhe u ndalua nga politika sot për “fyerje të një zyrtari publik” duke i dhënë kështu një goditje të madhe shpresave të opozitës për të rrëzuar presidentin Rexhep Tajip Erdogan në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Një gjykatë e Stambollit dënoi 52-vjeçarin Imamoglu të Partisë Popullore Republikane, CHP, me dy vjet, shtatë muaj e 15 ditë burg. Gjithashtu gjykata e ndaloi atë nga përfshirja në politikë, thanë mediat.

Dhjetëra mijëra mbështetës të tij u mblodhën përpara bashkisë së Stambollit përpara vendimit të gjykatës.

“Stambolli u përket 16 milionë banorëve”, tha Imamoglu para turmës. “Ç’lloj çmendurie mund të kufizojë vullnetin e njerëzve?”

Si kryebashkiak i qendrës ekonomike dhe kulturore të Turqisë, karizmatiku Imamoglu është shfaqur si një lojtar i frikshëm politik dhe pritej nga shumë njerëz që të përbënte një sfidë të fortë presidentit të Erdoganit në zgjedhjet e vitit 2023.

Avokati i Imamoglu, Gokhan Gunaydin, i tha gjykatës: “Ky rast nuk është një rast në të cilin Imamoglu gjykohet, por po vihet në provë besimi te sistemi gjyqësor”, raportoi nga salla e gjyqit Shoqata e Studimeve të Medias dhe Ligjit, MPSA.

Imamoglu u akuzua për fyerje të 11 anëtarëve të Bordit të Lartë Zgjedhor të Turqisë, YSK, kur komentoi vendimin e bordit për të anuluar dhe rimbajtur zgjedhjet lokale të marsit 2019 në Stamboll. Imamoglu kishte fituar votimin dhe përsëri fitoi rivotimin.