Policia e Gjirokastrës tha të enjten se goditi një rrjet të trafikut të drogës drejt Greqisë, duke arrestuar 6 persona dhe shpallur në kërkim 5 të tjerë.
Sipas policisë anëtarët e rrjetit akuzohen se të organizuar si grup kanë trafikuar lëndë narkotike marijuane drejt Greqisë, si dhe kanë ndihmuar disa grupe emigrantësh për të kaluar ilegalisht kufirin Greqi-Shqipëri, kundrejt pagesës.
Policia tha se hetimi për këtë grup, të shtrirë në disa zona të Shqipërisë, është kyer për më shumë se nje vit në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës.
Policia tha gjatë periudhës hetimore janë sekuestruar shuma të konsiderueshme vlerash monetare, municion luftarak, celularë, automjete, dokumente të falsifikuara etj.
Sipas policisë, anëtarët e rrjetit janë nga disa qytete të Shqipërisë si nga Kukësi, Elbasani, Tepelena dhe Gjiroakstra dhe kanë pasur rol, si në organizmin e trafikut të marijuanës drejt Greqisë, edhe në kontabandimin e migrantëve të parregullt.
Shqipëria vijon të mbetet një nga furnizuesit kryesorë të marijuanës së papërpunuar për Greqinë ndonëse gjatë vitit 2023 shifrat shënuan rënie, sipas një raporti të policisë së antidrogës greke.
Sipas raportit në vitin 2023 rreth 18.11% e marijuanës së papërpunuar ne Greqi u identifikua me origjinë nga Shqipëria.
Policia greke e antidrogës vlerësonte në raport se rreth 72.01% e marijuanës së futur në Greqi gjatë vitit 2023 kishte origjinë të panjohur.
“Ka një numër të konsiderueshëm rastesh ku origjina e marijuanës nuk ishte përcaktuar qartë dhe dyshohet se ka qenë kryesisht në Shqipëria, pasi konfiskimet u zhvillua në zona afër kufirit greko-shqiptar”, thuhej në raportin e antidrogës greke.
Ndërsa shifrat e vitit 2023 duket se shënuan një rënie krahasuar me vitin 2022 ku rreth 40% e marijuanës së kapur në Greqi rezultonte nga Shqipëria, sipas antidrogës greke, rrjetet shqiptare të marijuanës mbeten aktive sidomos në tregun e shpërndarjes.
Sipas raportit ne vitin 2023 rreth 25% e anëtarëve të grupeve të krimit të organizuar të trafikut të mariajunës te arrestuar ne Greqi ishin shtetas shqiptarë dhe rreth 63% ishin grekë.
Raporti thotë se transportuesit e narkotikëve veprojnë përmes kalimeve të paruajtura në kufirin verior grek fqinj me Shqipërinë por edhe në atë të Maqedonisë së Veriut duke mbartur thasë me marijuanë të papërpunuar në këmbë, nëpër pyje, nëpër zonat e vështira dhe të shkreta të kufirit./ VOA (A2