Goditi bashkëshorten me th*kë, 52-vjeçari sapo kishte dalë nga burgu

0
81

Në orët e para të mëngjesit në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, 52-vjeçari, Jakup Shahu ka qëlluar me thikë në bark dhe qafë gruan e tij.

46-vjeçarja, Edlira Shahu ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është arrestuar dhe akuzohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare mbetur në tentativë”. Sipas raportimeve shkak i kësaj ngjarjeje është bërë xhelozia nga ana e 52 vjeçarit

Jakup Shahu rezulton person me precedent penal dhe sapo kishte dalë nga burgu. Në vitin 2011 ka bërë vrasje dhe ka kryer 13 vite burg.