Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit. Një 33 vjeçare me inicialet E.M., ka goditur me thikë bashkëshortin e saj shtetasin K.M., 36 vjeç.
Bashkëshorti ka marrë plagë të lehta nga dëmtimi me thikë, ndërkohë që bashkëshortja e tij është arrestuar nga policia e Fierit.
Njoftimi i Policisë:
Gjithashtu, u arrestua shtetasja E. M., 33 vjeçe, banuese në Fier, pasi ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës, bashkëshortin e saj, shtetasin K. M., 36 vjeç.