Një person është arrestuar në Gjirokastër, pasi goditi me grusht dhe shtyu nga shkallët e një lokali një 55-vjeçar.
Me të marrë njoftimin, blutë e Gjirokastrës janë organizuar menjëherë, duke mbërritur në vendngjarje dhe vënë në pranga shtetasin L. M., 38 vjeç, banues në fshatin Suhë.
“Për shkak të një konflikti për motive të dobëta ndërmjet tyre, 38-vjeçari ka goditur me grusht dhe ka shtyrë nga shkallët e një lokali, në lagjen “18-shtatori”, shtetasin G. H., 55 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili për shkak të dëmtimeve të marra, është në kujdesin e mjekëve, në Spitalin e Traumës”- thuhet në njoftimin e Policis
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel