Goditi me grushta drejtuesin e autobusit, procedohet penalisht 33-vjeçari në Kakavijë

0
243

Policia Kufitare e Kakavijës ka proceduar penalisht ditën e sotme një 33-vjeçar.

Mësohet se shtetasi me iniciale “J.T.”,  ka goditur me grushte dhe është konfliktuar me drejtuesin e një autobusi.

Si pasojë, është ndëshkuar administrativisht dhe për shkelje të ligjit për Kontrollin Kufitar.

Njoftimi i policisë:

Po kështu, krahas këtyre rasteve, është proceduar penalisht dhe është ndëshkuar administrativisht për shkelje të ligjit për Kontrollin Kufitar, shtetasi J. T., 33 vjeç, banues në Lezhë, i cili, për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe është konfliktuar me drejtuesin e një autobuzi.

Veprimet e para hetimore dhe procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve u kryen nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve dhe Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme  për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe një shtetas italian për trafikim të automjeteve./abc